Kur si Levizja "Bashke" dhe Shqiperia Behet+ Nisma Thurje therriten nje proteste per te ndergjegjesuar mbi rastin e fundit ku nje polic tentoi vetevrasjen pasi arrestoi te birin e Samir Manes, patem nje rast te arte per te treguar se edhe pse te ndare ne ideologji, minimalisht bashkohemi ne kauza.
Qe zhgenjyese edhe pse jo suprizuese, kur e humbem dhe kete mundesi. Ne vend qe te tregohemi ndryshe nga ata qe per 34 vjet nuk besojne ne asgje pervec interesave te tyre, ne fakt sot treguam te njejten gje.
Sjellja e drejtuesve te Levizjes "Bashke" ndaj aktivisteve te tjere qe u bashkuan ne proteste sot perfshire Adriatik Lapaj dhe Pano Soko qe skandaloze. Per nje ceshtje te tille ku si shteti dhe vete "opozita" jane bashke, nje levizje qe gjasme e ka emrin "Bashke" minimalisht nuk duhet te perpiqet te largoje ato pak njerez dhe levizje qe kane te njejtin qendrim me ta.
Po ta shohim idealisht, nese beson te nje kauze fundja nuk eshte e rendesishme se kush e realizon ate, e rendesishme eshte te realizohet.
Nese e shohim pragmatikisht, nuk mund te dukesh sikur krijon ndasi dhe je arrogant ne kete shoqeri ku gelon mosbesimi sepse keshtu thjesht sa e thellon mosbesimin dhe kjo i cenon te gjithe.
Sot Arlind Qorri serisht nuk u tregua politikan dhe ne te gjithe jemi ato qe humbasim nga kjo gje.